Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Merdari e Dheu i Bardhë deri në 1 orë

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Merdari e Dheu i Bardhë deri në 1 orë

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikëkalimet kufitare në Merdarë dhe te Dheu i bardhë janë deri në një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, te Dheu i Bardhë pritje deri në 50 minuta ka edhe për të dalë nga Kosova, ku kolona shkon deri në gjysmë kilometri.

Ndërsa, në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 20 deri në 25 minuta, ku kolona po ashtu shkon deri në gjysmë kilometri.

Kurse, qarkullimi në pikat e tjera kufitare është i lehtë, ku pritjet për të hyrë e për të dalë nga Kosova janë prej 3 deri në 5 minuta.

Related Articles