Prizren: 19-vjeçari theret tri herë me thikë

Një ngatërresë mes të rinjve në Prizren ka përfunduar me plagosje, sot, në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.

Nga Emergjenca në Prizren kanë bërë të ditur se një 19-vjeçar është therur tri herë në shpinë, për çka po trajtohet në këtë qendër.

I riu dyshohet se u sulmua dhe u ther nga dy persona, të cilët Policia ka arritur t’i prangos dhe të dy janë shoqëruar në stacion policor.

Dy të arrestuarit, njëri 20-vjeçar dhe tjetri 19-vjeçar janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe mbi ta rëndon dyshimi për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Ndërkohë burimet nga spitali kanë bërë të ditur se i plagosuri ka lëndime të rënda si pasojë e plagëve që ka pësuar dhe është duke vazhduar trajtimin mjekësor.

Related Articles