Një grua 65-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, rreth orës 19:00.
Kështu tha togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.
Bytyqi tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare. Njësitet relevante, policia, Prokurori i shtetit dhe përfaqësuesit e IML-së kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi