Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Prizrenit ka ndodhur një rast i dhunës në familje, shkruan Gazeta Enigma.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofertuar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.