Një 11-vjeçar raportohet se është goditur me thikë nga një 14-vjeçar në Prizren.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Reçan, të hënën rreth orës 21:30.
“Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit”, thuhet në raportin policor.
Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur.
Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.