Ka ndërruar jetën një person pasi iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa thuhet se vdekja e viktimës kishte ndodhur derisa ai ishte në shtëpinë e tij në Prizren
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.