Marku tregon se kur do të dalin në shitje biletat për meçin që do të zhvillohet në Shqipëri

Marku tregon se kur do të dalin në shitje biletat për meçin që do të zhvillohet në Shqipëri

Florian Marku njoftoi këtë të hënë se Miguel Parra do të jetë kundërshtari i tij i radhës.

Marku me Parran do të përballet më 25 gusht, teksa meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

29-vjeçari në këtë meç do të luftojë për titullin e dytë në karrierën e tij si boksier profesionit, atë të “WBC Silver Interim”.

Boksieri nga Lushnja bëri të ditur se biletat do të dalin në shitje të enjten, në “https://al.ebileta.al/”.

Marku shtoi se informacione tjera rreth shitjes së biletave do të zbulohen në ditët e ardhshme.

Për këtë meç, Florian Marku u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë prezent në stadium, në ditën se kur do të zhvillohet edhe meçi. 

Related Articles