Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 nëntor të këtij vitit rreth orës 12:00 një person ka raportuar se nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, burri ka tentuar që ta kontaktoj viktimën dhe shoqërinë e saj, por që nuk ka pasur qasje.
Ndërsa, rasti sipas policisë është nën hetime.
“Prizren 02.11.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij femër kosovare dhe deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Sipas ankuesit, ka tentuar që ta kontaktoj viktimën si dhe shoqërinë e saj por nuk kanë pasur qasje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Enigma.