Probleme me paga, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së sot mban konferencë për media

Probleme me paga, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së sot mban konferencë për media

Pas problemeve me vonesat e pagave, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së sot mban konferencë për media, raporton Gazeta Enigma.

Ajo do të fillojë në ora 11:00, në ambientet e RTK-së (holi i ndërtesës kryesore) RTK-1.

“Qëllimi i konferencës është të informojmë opinionin publik dhe mediat mbi protestën që Sindikata do të organizojë, duke bërë publike datën, orën dhe kërkesat tona të drejta që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e ligjit në Radio Televizionin e Kosovës”, thuhet në njoftim të Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së. /Gazeta Enigma.

Related Articles