Gerhard Progni është shpallur futbollisti më i mirë i javës së katërt nga FFK.
Sulmuesi i SC Gjilanit shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, gol që zhbllokoi derbin ndaj Dritës.
Kapiteni i ‘Skifterave’ ka marrë çmimin ‘Ylli i javës’ nga FFK në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Gerhard Progni, YLLI I JAVËS
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 6-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti Gerhard Progni i SC Gjilani.
Progni, përpos supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër FC Drita (2:0).
Gerhard Progni, YLLI I JAVËS ⭐️ Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare…Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on E hënë, 27 shtator 2021