Projektligji për çmimet tavan të produkteve bazë po konsiderohet i vonuar

Projektligji për çmimet tavan të produkteve bazë po konsiderohet i vonuar

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka miratuar projektligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, në raste të veçanta të destabilizmit në treg, mirëpo, këto ky projektligji po konsiderohet i vonuar.

Ekonomistja Yllnorë Shala votimin e këtij projektligji po e konsideron të vonuar në aspektin e stabilizimit të mirëqenies së qytetarit.

“Mund të themi që keto masa janë të vonuara në aspektin e stabilizmit të mirëqenjes se qytetarit”, tha Shala për Gazetën Enigma.

Sipas ekonomistes Shala Qeveria duhet që përmes lirimit të arkes së shtetit të influencohet në nivelin horizontal prodhuesit, importuesit.

Shala thotë se situata ekonomike do të vazhdojë t’i rëndojë tutje qytetarët e Kosovës.

“Për të përballur me situatën ekonomike e cila pritet të rendoje tutje qytetaret e Kosovës, qeveria duhet që përmes lirimit të arkës se shtetit të influencohet në nivelin horizontal prodhuesit si dhe importuesit”, shtoi Shala.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se efekti i çmimeve tavan që po i mendon qeveria për t’i vendosur ka efekt veç që t’ia lëvizin kapakun e kokës qytetarëve me çmime të larta.

Haxhiu tha se shembulli më i mirë është mundur të merret nga Maqedonia e Veriut, ku sipas tij, shteti atje ka vendosur të ndërhyj në marzhën e fitimit.

“Qeveria e ka ulur TVSH-në në Maqedoni të Veriut dhe shteti e ka përcaktuar marzhën e fitimit, por ju s’po doni ta bëni këtë, ju po doni vetëm ta përcaktoni çmimin tavan, qeveria t’i mbledh të hyrat për vete, atje varfërohet qytetari, rëndohet biznesi e rriten të hyrat për shtetin”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, ai tha se Kurti në vazhdimësi po mban ligjërata, por sipas tij efekti i tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve është zero.

Kundër këtij projektligji ishte edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti nga AAK, Pal Lekaj, ka thënë se AAK-ja ishte kundër projektligjit për çmimet tavan.

Sipas tij kjo e dëmton rëndë ekonominë e tregut.

Lekaj tha se më shumë e përkrahin heshtjen e TVSH-së sesa vendosjen e çmimeve tavan.

“Ne do të votojmë kundër sepse ministrja nuk na ka bindur se shkon në favor të qytetarëve por e dëmton rëndë tregun e lirë”, ka thënë ai.

Ndryshe, nga 63 deputetë të pranishëm në seancë, të gjithë votuan pro këtij projektligji, ndërsa nuk pati kundër dhe abstenime. /Gazeta Enigma/.

Related Articles