Prokurori i Shtetit ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme lidhur me operacion e koduar me emrin “Pika”, që është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet nga ora 15:00.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë policorë dhe oficerë doganorë, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar”.
Sipas IPK-së, aksionit i ka paraprirë një hetim njëvjeçar. / Gazeta Enigma.