Prokurori i rastit “Brezovica” Rasim Maloku në një përgjigje për Gazetën Enigma ka konfirmuar se numri i personave të arrestuar në aksionin e sotëm që ka nisur në ora 06:00 të mëngjesit ka shkuar në shtatë.
Ai ka treguar se aksioni është zhvilluar në tri lokacione, Prishtinë, Podujeve dhe Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.
“Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë, por të pandehurit janë të gjithë të Prishtinës, por i kanë edhe të gjitha lokacionit por i kanë edhe disa shtëpi dhe objekte përcjellëse dy në Podujevë e një në Fushë Kosovë, kurse tetë lokacione kanë qenë në Prishtinë”, ka thënë Maloku për Gazetën Enigma.
Maloku ka treguar se pronari i “Al Trade” nuk është gjetur në shtëpinë e tij.
“Ndaj tetë personave janë kryer këto bastisje, por një nuk është gjetur në shtëpi, pra shtatë janë arrestuar. Është e vërtetë që janë bastisë, por ky i Al Trades nuk është gjetur në shtëpi”, ka deklaruar Maloku. /Gazeta Enigma/