Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur një aksion që ndërlidhet me rastin e njohur si “Brezovica”.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar me prokurorin e rastit Shukri Jashari, i cili ka deklaruar se vilat janë fjalë janë duke u identifikuar.
Tutje ai ka shtuar se në momentin që identifikohen do të filloj edhe sekuestrimi i tyre.
‘’Po është e vërtet, është duke u bërë identifikimi i vilave jo sekuestrimi. Në momentin që identifikohen ato sekuestrohen përkohësisht’’, tha Jashari për Enigmën.
Kujtojmë se në aksionin e fundit që ishte zhvilluar para disa ditësh nga prokurori i rastit kishte thënë se janë rreth 30 të arrestuar, 18 nga ta ndodhën në paraburgim, tre në arrest shtëpiak e disa të tjerë me masa më të buta. /Gazeta Enigma/