Prokuroria e Hagës i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija” – Shpërfaqet skandali

Prokuroria e Hagës i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija” – Shpërfaqet skandali

Njëri nga dy prej nëpunësve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë që ishte angazhuar për ta intervistuar Sefer Goxhulin, iu kishte referuar Republikës së Kosovës me fjalët ‘Kosovo i Metohija’ (Kosovë dhe Metohi).

Beogradi zyrtar dhe regjimi i Millosheviqit tash e sa vite e përdorin këtë term në kuptimin pezhorativ, që synon të cenojë integritetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Se një hetues i Prokurorisë së Specializuar në Hagë e ka përdorur temin fyes, e konfirmon edhe një dokument i Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Më 11 nëntor 2022, ankuesi u intervistua nga dy punonjës të ZPS-së. Në fillim të intervistës, njëri prej punonjësve, gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët ‘Kosovo i Metohija’ (‘Kosovë dhe Metohi’)”, thuhet në dokument.

Në atë moment, ankuesi nuk ngriti ndonjë kundërshtim dhe shqetësim në lidhje me përdorimin e shprehjes ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi u këshillua të mos e bënte këtë nga mbrojtësi i tij. Megjithatë, në fund të intervistës, ai shprehu shqetësimin e tij për përdorimin e kësaj shprehjeje në dokumentacion.

Ankuesi kishte kërkuar që atij, Parlamentit Evropian dhe Departamentit Amerikan të Shtetit t’i dërgohet një shpjegim me shkrim mbi arsyet pse ishte përdorur ky term, shkruan Insajderi.

Përkundër që prokuroria kishte pranuar se e kishte përdorur këtë term, Avokati i Popullit, ia kishte rrëzuar kërkesën ankuesit

Related Articles