Prokuroria e Hagës nxjerr një foto të Rubin me deputetin Behrami, ja përgjigja e tij

Prokuroria e Hagës nxjerr një foto të Rubin me deputetin Behrami, ja përgjigja e tij

Ish-Ndihmëssekretari i Shtetit në  administratën e Shteteve të Bashkuara gjatë viteve 1997-2000, James Rubin, sot po vazhdon dëshminë para Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Enigma.

Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.

Rubin është pyetur edhe për një fotografi me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, të publikuar në kohën e fushatës zgjedhore të fillimvitit.

“A është ky Artan Behrami në anën e majtë?” është pyetur Rubin.

“Sa i takon zotëri Behrami nuk më kujtohet dhe shqiptarët e Kosovës më kërkojnë shpesh që të bëj fotografi me ta dhe unë përpiqem të jem sa më miqësor që të jetë e mundur. I kërkoj ndjesë atij, por nuk më kujtohet”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka pas kontakte me një person tjetër me të njëjtin emër e mbiemër, Rubin është përgjigjur sërish me “nuk më kujtohet”.

Related Articles