Prokuroria e Shtetit angazhohet për parandalimin e parregullsive në zgjedhjet e veriut

Prokuroria e Shtetit angazhohet për parandalimin e parregullsive në zgjedhjet e veriut

Nga ora 07:00 e mëngjesit në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë.

Po ashtu në Zveçan e Zubin Potok, po mbahen edhe zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Për të mbikëqyrur procesin, janë angazhuar edhe prokurorët e gjyqtarët kujdestarë, të cilët janë të gatshëm të reagojnë aty ku ka pengim të procesit.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, njofton Prokuroria e Shtetit. / Gazeta Enigma.

Related Articles