Prokuroria e Shtetit ngriti 44 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e Shtetit ngriti 44 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 44 aktakuza kundër 57 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.



Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 36 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente, janë bërë pesë pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me kërkesë të prokurorit të shtetit, është sekuestruar një automjet transportues kombi i markës “Peugeot ekspert” dhe masë drusore e llojit “Breu” – dru teknik, pa leje transporti në sasi 2.00 m3.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 14 persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit të Prokurorisë, “Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale”.

“Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë gjashtë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, si dhe ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe masës drusore”, thuhet tutje në komunikatën për medie të prokurorisë.

Tutje bëhet e ditur se, “Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në gjashtë raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në komunikatën për medie.

Brenda 24 orëve, “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, janë ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për shkak tëveprave të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona të dyshuar në tri raste të ndryshme dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale”. 

Related Articles