Prokuroria jep detaje për vrasjen me thikë në Fushë-Kosovë

Një 41-vjeçar është privuar nga jeta të dielën në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se të dyshuarit janë dërguar në mbjatje për 48 orë, ndëra është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorë në këtë rast.

“Aktualisht, ajo çka mund të themi është se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona, të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit.Gjithashtu, me urdhër të prokurorit është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika), e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, tha Ulaj për Express.

Tutje, ajo shtoi se prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij akti.

Motivi i vrasjes mbetet akoma i panjohur.

Related Articles