Prokuroria në Gjilan ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspeksionit, Entela Hyseni

Prokuroria në Gjilan ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspeksionit, Entela Hyseni

Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Entela Hysenit, drejtoreshë e Inspeksionit në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Ajo dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, teksa edhe një person tjetër është i përfshirë në aktakuzë.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më datë 10.03.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, më datë 18.03.2025 është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës E.H., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së”, thuhet në përgjigje.

Related Articles