Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka njoftuar se do të nisë një hetim për krime të mundshme lufte ose krime kundër njerëzimit në Ukrainë.
Karim Khan tha se megjithëse Ukraina nuk ishte anëtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ajo i ka dhënë juridiksion gjykatës. Ai tha se ka arsye për të hapur një hetim bazuar në një hetim të mëparshëm paraprak për Krimenë dhe Donbasin, të botuar vitin e kaluar, dhe mbi ngjarjet aktuale në Ukrainë, raporton The Guardian.
“Unë kam ngarkuar tashmë ekipin tim për të eksploruar të gjitha mundësitë e ruajtjes së provave”, tha Khan, një avokat britanik.
Ai tha se vendimi mund të shkojë te gjyqtarët e kësaj gjykate mund të ngarkohen për ta miratuar hetimit, por se çështja do të përshpejtohej nëse një shtet anëtar i kësaj gjykate do ta shtynte atë.
Më herët, Lituania i ka bërë thirrje GJNP-së që ta hapë një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.
Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, i tha Washington Post: “Ajo që po bën Putin është vetëm vrasje dhe asgjë tjetër, dhe shpresoj se ai do të jetë në Hagë”. / Gazeta Enigma.