Prokuroria Speciale ka vazhduar me paraqitjen e provave në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Prokurori, James Pace, duke lexuar aktakuzën, pretendon se ish-komandantët e UÇK-së ishin të fokusuar në krimin e zhdukjes me forcë të viktimave.
Sipas tij, për disa persona nuk mund të merrnin informacione as familjarët e tyre.
”Ata hasën në heshtje apo në informacione çorientuese apo thjeshte të gabuara, u përpoqën disa herë nuk arritën disa herë, do të dëgjoni për një person të cilin e kishin arrestuar. Atij ia kishin marrë edhe gruan e vajzën në qershor dhe nuk i kishin dhënë informacione për gruan dhe të bijën, e kishin kërcënuar me vdekje. Më pas do të dëgjoni për arrestimin e dy kundërshtarëve në gusht të vitit 1998, dy kundërshtarë që ishin rrahur dhe ishin marrë në pyetje në shtabin e Drenocit. Pastaj i quan në drejtim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës nga Thaçi dhe Veseli personalisht, ku i pranishëm ishte edhe Rexhep Selimi për këta nuk u dëgjua më nuk u mor vesh se çfarë u bë”.
”Është dëshmia e një gruaje që e pa të birin pasi e kishte te ndaluar, trupin e kishe me shenja dhe te mavijosur, kufomat e disa prej viktimave nuk janë gjetur kurrë më. Provat që i kam cekur deri tani kanë të bëjnë vetëm me disa prej pikave të ndalimit ku kanë ndodhur këto krime”, ka thënë Pace.
Ndër tjera, Pace ka theksuar se personat që u ndaluan në këto pika të ndalimit, sipas tij, janë marrë në pyetje dhe se janë përceptuar si tradhtarë.
”Të ndaluarit të mbajtur në këto qendra ndalimi gjatë gjithë kohës janë marrë në pyetje. Provat do të tregojnë se marrjet në pyetje përfshijnë edhe arsyet se pse ata ishin të shënjestruar, ata konsideroshin si kundërshtarë, pra përceptoshin se bashkëpunonin me forcat ushtarake të ish-Jugollsavisë. Në Likoc të ndaluarit u akuzuan se janë tradhtarë dhe spiunë të Serbisë, dhe mbështetës të LDK-së. Në Jabllanicë u akuzuan se shoqërohen me serbët dhe se ishin spiunë. Në Llapushnik dhe Drenoc të ndaluarit u akuzuan se bashkëpunojnë me serbët, se ishin spiunë apo nuk mbështetnin UÇK-në”.
”Në Budakovë, njërit prej tyre iu tha që ajo që po i ndodhte ishte se që kishte punuar me serbët. Në Bajgorë u akuzuan se bashkëpunojnë me serbët, njërit prej tyre iu tha ta pranonte se kishte bashkëpunuar me serbët për ndryshe do të vritej. Një të ndaluari iu tha se ishte dënuar nga që kishte bashkëpunuar me serbët. Në Baincë, Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si rugovistë, duke i detyruar të nënshkruanin deklarata që të hiqnin dorë nga Ibrahim Rugova, dhe duke kërkuar që të hiqnin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare. Të ndaluarit u mbajtën në dhoma apo mjedise që mbaheshin të kyçura apo të mbyllura nga ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Pace.