Prokuroria Speciale në Nish ka ngritur aktakuzë ndaj deputeti shqiptar, Shaip Kamberit.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmës një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se aktakuza ka të bëjë me me “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” lidhur me periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit.
Kamberi thekson se Prokuroria Speciale merret vetëm me të për një praktikë që ekziston dhe realizohet në shumë Komuna të Serbisë, madje pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare në Serbi.
“Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar”, tha tutje Kamberi.
Sipas tij prokuroria propozon ngritjen e akuzës duke u bazuar në faktin se në momentin e nënshkrimit të kontratës për realizimin e këtyre projekteve, në buxhetin e Komunës, nuk ka pasur mjaftueshëm mjete sa ka qenë vlera kontraktuese e këtyre projekteve.
“Në fakt, edhe më 2018 edhe më 2019, për projektet në fjalë, është bërë pagesa për punët e kryera vetëm në lartësinë e mjeteve të cilat kanë qenë të planifikuara me buxhet”, shprehet ai. /Gazeta Enigma/.