Mërgimtari dyshohet se e dhunoi gruan dhe erdhi në Kosovë

Mërgimtari dyshohet se e dhunoi gruan dhe erdhi në Kosovë

Siç mësohet si pasojë e një rasti dhune, Prokuroria e Çarkut në qytetin Celje të Sllovenisë i ka kërkuar ndihmë juridike Ministrisë Drejtësisë në Kosovë lidhur me një rast ku është i përfshirë një kosovar, ndaj të cilit kanë nisur hetimet atje, por i njëjti ka ikur në Kosovë.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për L.K., i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Dhunë në familje”, ku viktimë është bashkëshortja e tij.

Këto dy vepra, i dyshuari i ka kryer vitin e kaluar, për çka autoritetet në Slloveni kanë ngritur kallëzim penal. Por pas denoncimit të rastit, i dyshuari kishte vendosur që të ikë nga shteti slloven, me shpresën se mund të “fshihet” në Kosovë, shkruan Sinjali.

Në bazë të informacioneve të para, Prokuroria atje është vënë në dijeni që i dyshuari ndodhet në Kosovë, i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për ndihmë lidhur me këtë rast.

Me t’u pranuar kërkesa, Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, teksa brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.

Related Articles