Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj O.K., pasi ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar se i pandehuri O.K., që nga janari i vitit 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinë të qytetit të Damaskut të Sirisë.
“Prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, andaj, me këtë edhe e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të rastit.