Mbrojtja e Kadri Veselit ka shfaqur edhe sot shqetësimin për kërkesën e Prokurorisë Speciale rreth numrit të orëve që iu duhen për procesin gjyqësor kundër ish-themeluesve të UÇK-së.
Prokuroria në shkresat e saja ka kërkuar rreth 1830 orë, që përthyer në vite, i bie që procesi gjykues të zgjasë rreth 10 vjet.
Njëri nga avokatët e Veselit, Andrew Strong tha sot në seancën statusore se në përvojën e tij, ky është një rast i paprecedent, dhe përmendi sërish që gjykimi i bashkëpunëtorëve të Sllobodan Millosheviqit, ishte shumëfish më i shkurtë.
Për këtë, ka reaguar prokuroria, madje e ka krahasuar kërë rast me ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karagjiq që akuzohet për gjenocid kundër boshnjakëve.
”Numrat dhe statistikat që i ka prezantuar mbrojta e z. Veseli tek ju i nderuar gjykatës tani dhe në shkresat e tyre, mbi natyren e paprecedent të rastit te ZPS-së, nuk lejon një krahasim kuptimplotë. Prezantimi i këtyre statistikave në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk është kuptimplotë, por është keq-orientim dhe unë mund t’ia jap dy arsye se pse”, deklaroi prokurori i çështjes.
”E para, siç është vërejtur edhe në shkresat e dorëzuara nga mbrojta e z. Veseli, këto numra në aneks janë për njësi të pranuar e jo nga lista origjinale. Lista aktuale njësive të ZPS-së reflekton njësi që mund të pranohen për gjykim, por mund të anticipohet si në çdo gjykim që numri real i njësive mund të përfundojë të jetë me pak. Si për shembull rasti i Karagjiqit të referuar në tabelë, mbi 6600 njësi dëshmi të pranuar ne atë rast, në kontrast lista e prokurorisë se ICTY përfundoi të këtë më shumë se 23 mijë njësi përderisa gjykimi zhvillohej”, shtoi ai.
”Mënyra se si i numëron njësitë mbrojtja e z. Veseli ka nje efekt dramatik, në numrat në të cilat bazohen mbrojta e z. Veseli. Kjo lëndë padyshim është e madhe, po alokimi se ky rast është i paprecedent është më shumë si rezultat i përllogaritjes selektive se sa madhësisë së vërtetë të rastit”./Gazeta Enigma/