Pronari i kompanisë ndërtuese të urës në Ibër: Krejt punishten e ka marrë uji, krim nga dora e njeriut

Pronari i kompanisë ndërtuese të urës në Ibër: Krejt punishten e ka marrë uji, krim nga dora e njeriut

Pronari i “Edi Company”, Jahir Nimani, kompania e të cilit ka qenë duke kryer punët në punishten që e mori uji në lumin Ibër ku po ndërtohet ura për këmbësorë, ka thënë se ajo që ka ndodhur atje është një krim për të cilin duhet dhënë llogari.

Ai tha se uji i ka shkaktuar dëm të madh në materiale e pajisjet e punës që kanë qenë aty.

“Ky është krim dhe xhelozi ndaj punës që po bëhet për të mirën e popullit dhe të shtetit të Kosovës. Ky është krim shumë i madh. Krejt punishten e ka marrë komplet uji. Pikërisht një qëllim i caktuar që e ka lëshuar dorë e njeriut. Duhet me i bë thirrje edhe policisë edhe prokurorisë që ta hetojë rastin”, tha ai për portalet në Mitrovicë.

Nimani tha se për nivelin e rritjes së ujit u njoftua nga djali i ti meqë çdo natë e kontrollojnë nivelin e tij në punishte dhe shtoi se për këtë rast edhe policia ka dalë në vendngjarje.

“Uji e ka marrë uji komplet punishten, me maqina me cdo send e ka marrë uji. Kemi punu deri në mbrëmje dhe po më thirr djali ‘hajde se e ka marrë uji’. Uji ka marrë çdo send. Uji dhe puna është në dorë të shtetit. Shteti e ka këtë projekt nacional dhe ujin e kontrollon, branën në Ujman është në dorën e shtetit, kush e ka bo këtë duhet me dhënë llogari dhe të dalë para drejtësisë. Kur kam ardhë e kam pa që ka shku krejt materiali. Eskavatorat janë në ujë 1 metër e gjysmë, s’ka shanse me hi me i nxjerrë. I kemi lajmëruar policinë dhe ka qenë në vendngjarje”, tha ai.

Related Articles