Pas kësaj, ata dërguan kërkesën për zyrtarizimin e kësaj uniforme, pas diskutimeve për krijimin e rregullores për bartjen e saj.
Pasi u ftuan si veteranë të UÇK-së, ata kërkuan që të merrnin pjesë në këtë ceremoni me uniformën tashmë të re të UÇK-së.
Kjo kërkesë e tyre ishte aprovuar.
“Ajo që neve na ka identifikuar të gjithëve ka qenë emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht me atë emblemë ne tani duhet ta evidentojmë si pasardhës, që si veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta kemi një uniformë të unifikuar”- thotë Qollaku.
Ndërkaq, simbolikat e emblemave që janë të paraqitur në veshje janë emblema e UÇK-së, shenja e Brigadës ku ata ishin pjesë e saj dhe poashtu emblemën e shtetit të Kosovës.
Ish-ushtari britanez dhe gazetari, i cili xhiroi betejën e Jasharëve më 06 mars 1999,Vaughan Smith thotë se kjo uniformë duket dinjitoze dhe e dobishme për shoqërinë.
“Mendoj se duket e pjekur, duket dinjitoze, nuk mund ta ngatërroni me uniformën që do të vishte dikush që shërben sot, kështu që duket ndryshe dhe duket dinjitoze”- thotë Smith.
Ideatori i saj, Ferid Berisha thotë se uniforma tashmë do të jetë e gatshme të blihet edhe nga qytetarë, ndërsa thotë se janë duke punuar për krijimin e një rregulloreje se kur dhe si duhet të bartet ajo.