Gjashtë aktivistë të PSD-së, përfshirë Molliqajn mbesin në mbajtje për 48 orë

Gjashtë aktivistë të PSD-së, përfshirë Molliqajn mbesin në mbajtje për 48 orë

Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një konferencë për media ftoi Inspektoratin e Policisë dhe shoqërinë civile që të reagojë ndaj policëve civil të cilët kanë përdorur dhunë në aksionin e PSD-së në ZRRE-së.



PSD kanë njoftuar se nga 13 aktivistë të arrestuar, 6 prej tyre, përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie Dardan Molliqaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prej 13 të arrestuarve që kanë qenë sot, 6 pre tyre janë dërguar në mbajtje 48 orë, do të thotë kryetari Dardan Molliqaj, sekretarja Teuta Rrusta, Natyra Kuçi, Don Lushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi, sot iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit”, ka thënë Kastrati.

“Sot në shërbim të qeverisë dhe në mungesës së transparencës, policia dhe prokuroria është vendos dhe po tenton ta ndal dhe ndërprenë protestën, reagimin dhe rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë. Ne si PSD kërkojmë urgjent që duhet të lirohen edhe këta 6 aktivistë”, ka shtuar ai.

Kusre, nënkryetari tjetër i PSD-së, Zgjim Hyseni tha se protesta e tyre e ka nxjerr në pah një ekses në mes Qeverisë, ZRRE-së dhe KESCO-s.

“Ndërkohë që ka disa ditë që ka filluar çmimi i energjisë elektrike me iu faturu qytetarëve me rritje, ende askush sot deri në momentin që po flasim nuk e di se sa është çmimi i kilovatit, sa është kjo rritje, pra këta janë gabim edhe me procedurat e veta. …tash që ka vendim për ngritjen e çmimit të rrymës i kemi vetëm dy paragrafa, domethënë njerëzit sot nuk e dinë sa kusht kilovati nga zero deri në 800 kilovat, nuk e dinë sa është kjo rritje. Po ashtu, nuk e dinë sa është rritja 800 kilovat e lartë, sepse po fshehët marrëdhënia KESCO, ZRRE me qeverinë”, tha ai, duke shtuar se askush nuk po u tregon këtë rritje.

Related Articles