Protestë në Gjilan, kërkohet zbardhja e vrasjes së Engjëll Smerqakut

Protestë në Gjilan, kërkohet zbardhja e vrasjes së Engjëll Smerqakut

Engjëll Smërqaku ishte vrarë përpara banesës së tij në 23 tetorin e vitit 2020, fraporton Gazeta ‘Enigma’.

Kur ka kaluar më shumë se një vit, vrasja e tij akoma nuk është zbardhur. E pikërisht për këtë arsye, familjarët e Engjëllit kanë protestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit.

Tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat”, kanë hedhur mjete pirroteknike në fushë gjatë minutës së 19-të, kur po zhvillohej ndeshja ndaj Feronikelit, si shenjë protestuese për zbardhjen e rasitit të Engjëllit.

Familjarët dhe një grup i protestuesve kanë dalë përpara Policisë së qytetit të Gjilanit, ku edhe kërkojnë që të zbardhet sa më shpejt ky rast.

Njëra ndër pankartat që mori vëmendje të veçantë, ishte ai me mbishkrimin: “Vrasësi m’ra vra njëherë, drejtësia po më vret përherë”./Gazeta Enigma/

Related Articles