Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi, bashkëshortja e ish-eprorit të lartë të UÇK-së Rexhep Selimi, ka reaguar pas protestës që u mbajt në Hagë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Ajo i falënderoi shqiptarët që morën pjesë në këtë ngjarje madhore.
Mehmeti-Selimi tha se kjo protestë ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur.
“Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur! Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, shkroi deputetja.