Protestat në rajon bllokojnë eksportin dhe importin në Kosovë, reagon Dhoma e Tregtisë

Protestat në rajon bllokojnë eksportin dhe importin në Kosovë, reagon Dhoma e Tregtisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, të cilat po shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme për bizneset kosovare.

Sipas DHTIK-së, këto protesta kanë pamundësuar në masë të madhe eksportin dhe importin e mallrave të kompanive vendore drejt dhe nga tregjet evropiane, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mallrave.

Me këtë rast, DHTIK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për tejkalimin e kësaj situate.

Po ashtu, DHTIK i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë veprime urgjente për menaxhimin dhe tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga zbatimi i sistemit të ri Entry/Exit System (EES), i cili është vendosur në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe ka nisur të zbatohet gradualisht që nga 12 tetori 2025.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zgjidhja e kësaj çështjeje është jetike për funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit dhe për ruajtjen e stabilitetit të biznesit në Kosovë.

Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, bllokuan pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Ky veprim është reagim ndaj sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, të cilin ata e konsiderojnë shkak për dëbime, vonesa dhe humbje ekonomike, dhe kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga zbatimi i tij.

Transportuesit njoftuan se bllokadat do të zgjasin shtatë ditë, nëse gjatë kësaj kohe nuk gjendet zgjidhje për problemin e tyre

Çka është sistemi EES?

I njohur si EES (Entry/Exit System), ky sistem u vendos nëkufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12tetor 2025.

Ai pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill2026.

Rregulli i ashtuquajtur “90/180 ditë” parasheh qëtransportuesit nga vendet jashtë Schengenit mund të qëndrojnë në këtë zonëmaksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Related Articles