Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet që të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, ku si arsye është kërkesa për votimin e ndryshimit të Projektligjit të Fondit Pensional që lejon tërheqjen e kursimeve.
Lajmin pka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica duke shtuar se pjesëmarrës në këtë protestë do të janë më shumë se 1 mijë punëtorë.
“Më 16 qershor, duke filluar nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ do të protestohet para Kuvendit të Kosovës për lejimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti. Të gjithë punëtorët që punojnë me ndërrimin e parë e që nuk janë të lidhur me prodhimin do të jenë pjesë e protestës, e që janë më shumë se 1 mijë veta. Po ashtu, ka edhe sindikata të tjera siç ka shprehur gatishmërinë e përkrahjes apo mbështetjes simbolike”, tha Llumnica.
Ndryshe, të enjten mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të futet në rend të ditës edhe Projektligji për ndryshimin e Trustit, derisa pro tërheqjes së Trustit janë partitë opozitare.