Partia Socialdemokrate ka konfirmuar arrestimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe shtatë aktivistëve të partisë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit, të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.
Nga kjo parti kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
Ndryshe, arrestimi i tyre ndodhi për shkak të një aksioni te objekti i ish-Rilindjes, ku kanë vendosur mbishkrimin “Zhvatësi” në vetura zyrtare.