187 qytetarë të Deçanit u trajtuan në QKMF në 24 orët e fundit nga helmimi i ujit

187 qytetarë të Deçanit u trajtuan në QKMF në 24 orët e fundit nga helmimi i ujit

Komuna e Deçani ka mbajtur sot takimin e Shtabit Emergjent ku është diskutuar për situatën në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.



Sipas një njoftimi, thuhet se në 24 orët e fundit 187 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta si shkak i helmimit nga uji i pijes.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Selmon Berisha, tha se krahasuar në 24 orët e kaluara kemi numër në rënie të pacientëve dhe se mund të themi se janë 65 pacient më pak që do të thotë se jemi duke e menaxhuar mirë situatën.

Ai bëri të ditur se jemi në fund të kësaj gjendej dhe gradualisht po i kthehemi normalitetit.

Në anën tjetër kryetari Bashkim Ramosaj, falënderoi të gjitha kompanitë dhe njerëzit e vullnetit të mirë për mbështetjen më kontingjente me uji të pijes për qytetaret e komunës së Deçanit, beri të ditur se 90℅ e qytetarëve tashmë janë furnizuar më uji të pijes nga ekipet vullnetare dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në stabilizim të kësaj gjendje.

Mbahet takimi i Shtabit Emergjent, diskutohet për 24 orët e fundit Gjatë 24 orëve të fundit kanë marrë shërbime 187 …Posted by Komuna e Deçanit on Friday, July 16, 2021

Related Articles