PSD konfirmon arrestimin e Molliqajt dhe shtatë aktivistëve të tjerë, kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre

PSD konfirmon arrestimin e Molliqajt dhe shtatë aktivistëve të tjerë, kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre

Partia Socialdemokrate ka konfirmuar arrestimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe shtatë aktivistëve të partisë, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit, të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.

Nga kjo parti kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë…Posted by PSD on Friday, July 16, 2021

Ndryshe, arrestimi i tyre ndodhi për shkak të një aksioni te objekti i ish-Rilindjes, ku kanë vendosur mbishkrimin “Zhvatësi” në vetura zyrtare.

Related Articles