Anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PDK) kanë vendosur mbishkrime në rrugën Gjilan-Prishtinë, raporton Enigma.
“Po pritoj me fol për autostradë” është shkrimi që është shkruar nga PSD-ja, bashkë me fotografi të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ky shkrim i referohet deklaratës së ministrit Aliu për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.“Hezitoj dhe pritoj të flas sepse kemi pengesa dhe zvarritje…nuk mund të ju jap datë”-, kishte deklaruar ministri Aliu më 23.10.2024, kur ishte pyetur se kur do të përfundojë ndërtimi i kësaj autostrade.
Për këtë ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai tha se një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut.
“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc. Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime.”, ka shkruar Molliqaj.