Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka njoftuar se të dielen në sheshin Skenderbeu do te organizohet referendum per bashkim me Shqiperine nga ky subjekt politik.
Nushi ka bërë të ditur se për këtë iniciativë kanë lajmëruar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përmes telefonit dhe email-it zyrtar.
” Para pak minutash, permes emailit zyrtar dhe numrit personal te telefonit, e njoftuam Kryeministrin Kurti qe neser ne ora 13:00, ne sheshin Skenderbeu do te organizohet referendum per bashkim me Shqiperine.Duke e ditur qe Kryeministri i ka 700 pune, vendosem qe kete punet logjistike t’i kryejme ne per te ne menyre qe ai ta kryeje vetem procesin e votimit.Shihemi ne shesh Kryeminister!”, shkroi Nushi në Facebook.