PSD paralajmëron protesta pas shtrenjtimit të rrymës

PSD paralajmëron protesta pas shtrenjtimit të rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike sot ka marr vendim që të shtrenjtohet rryma për 100 % për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat energji elektrike në muaj.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga partitë opozitare të cilat e kanë kundërshtuar gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma ka kontaktuar zëdhënësen e Partisë Social Demoratike, Natyra Kuçin e cila ka thënë se qëndrimi i PSD-së mbetet i njëjtë duke paralajmëruar protesta.

“Vendimi duke shumë i dëmshëm. Kemi qëndrimin e njëjtë si më herët”, ka thënë ajo për Gazetën Enigma.

Kujtojmë që PSD kishte organizuar protestë kundër shtrenjtimit të rrymës më 29 janar. Po ashtu për shtrenjtimin e rrymës kishin protestuar edhe nga shoqëria civile.a

Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovat është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.

Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovat, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

Po ashtu, bordi i ZRrE-së ka vendosur që blloqet do të vlejnë vetëm për konsumatorët shtëpiakë ndërsa për ata komercialë (bizneset) nuk do të ketë.

Kryetari i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu deklaroi se 80% e konsumatorëve janë që shpenzojnë nën 800 kilovat energji elektrike në muaj.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi që nga nesër, më 9 shkurt 2022.

Related Articles