Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se ka marrë kontrollin e Hersonit.
Ky qytet ka 300,000 banorë.
Nëse këto pretendime vërtetohen, Hersoni do të bëhet qyteti më madh ukrainas në duart e rusëve.
Hersoni është i rëndësishëm për portin që ka në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale.
Kontrollimi i Hersonit nënkupton kontrollimin e një burimi të madh të ujit po ashtu, raporton REL.
Ukraina ka vendosur digë në kanalin e Krimesë Veriore, pasi Rusia ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014.
Prej atëherë pjesa më e madhe e ujit të freskët është bllokuar në drejtim të Krimesë, duke shkaktuar probleme me furnizim në rajonin e aneksuar.
Një nga shënjestrat e para të ushtrisë ruse ka qenë zhbllokimi i digës dhe rikthimi i furnizimeve në Krime.
Pajisjet ushtarake ruse kanë hyrë në qendër të Hersonit natën e kaluar.
Kryetari i qytetit, Igor Kolyikhayev, ka thënë të mërkurën se qytetit i duhet një mrekulli.