Pse jo edhe kryeministri Kurti?, Zulfaj: SHBA-ja takoi në Mynih vetëm shtetet e G7-ës

Pse jo edhe kryeministri Kurti?, Zulfaj: SHBA-ja takoi në Mynih vetëm shtetet e G7-ës

Këshilltari i kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se delegacioni i Kosovës në Samitin për Siguri zhvilloi 30 takime në tërësi gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë.

Për rëndësinë e këtyre takimeve, Zulfaj u shpreh në Info Magazine se 17 sosh i realizoi vetëm kryeministri Kurti, megjithatë dha disa arsye pse nuk u realizua asnjë takim me liderë e zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.

”Niveli i përfaqësimit ka qenë i duhur, delegacioni ka qenë normal për nivelin e takimeve dhe shumësinë e takimeve që janë organizuar. Situata me Ukrainën ka qenë shqetësimi kryesor në këtë konferencë dhe natyrisht një shtet i madh siç janë SHBA, kanë takuar liderë kryesisht të G7-ës, të cilët janë koordinuar dhe koordinohen në mënyrën së si mund t’i kundërvihen agresionit të Rusisë dhe shtetet baltike, që janë më të rrezikuara direkt nga ky agresion i Rusisë”.

”Nga vendet e rajonit nuk ka marrë pjesë fare Serbia, ndërkohë që këtë samit e lëshoi edhe Edi Rama, nëse e keni parë në facebook apo twitter, nuk figuron asnjë takim”.

”Ndërkohë që as zëvendëspresidentja Kamala Harris, e as sekretari Antony Blinken nuk kanë takuar asnjë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor, sepse janë takuar me ata, të cilët janë duke u marrë me situatën në Ukrainë”.

Related Articles