Dy pjepra të llojit “Yubari” kanë arritur 2.7 milion yen (gati 25,000 dollarë) në një ankand tradicional që shënon fillimin e sezonit në Ishullin Hokkaido të Japonisë. Në madhësi të ngjashme me një pjepër normal, pjeprat Yabari janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël.
Një vit më parë 2 pjepra u shitën në ankand për çmimin rekord prej 5 milion yen (37368 euro) në një treg me shumicë. Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër në Hokkaido dhe janë krenaria e rajonit. Të korrat fillojnë në maj dhe zgjasin deri në gusht.
Sipas raporteve të medieve lokale, këtë herë një prodhues i ushqimit për fëmijë paguan çmimin më të lartë. Pjeprat në ankand do të dhurohen për familjet me fëmijë të vegjël të cilët më parë ishin zgjedhur përmes një shorti në internet. Shefi i ndërmarrjes së ushqimit për fëmijë tha që kohët ishin të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit, “por shpresoj që të bëheni më mirë me pjeprat.” Shefi i ndërmarrjes së ushqimit për fëmijë tha që kohët ishin të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit, “por shpresoj që të bëheni më mirë me pjeprat.”