PSG fiton ndaj Montpellier pa Neyamrin e Mbappen, shkëlqen Messi

PSG fiton ndaj Montpellier pa Neyamrin e Mbappen, shkëlqen Messi

Paris Saint-Germaini ka marrë pikë të plota përballë Montpellier (3-1) në Stade de la Mosson për ndeshjen e xhiros së 21-të në Ligue 1.

Kylian Mbappe e humbi dy herë penalltinë e njëjtë në pjesën e parë dhe më pas dështoi të shënonte edhe nga topi i kthyer. Mbrëmja e keqe nuk mbaroi me kaq për francezin, i cili u detyrua ta lëshonte fushën (21’) për shkak të lëndimit.

Në minutën e 35-të, Lionel Messi ia doli ta fuste topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

E njëjta gjë ndodhi edhe në fillim të gjysmës së dytë (52’) me golin e Achraf Hakimit që pas konsultimit të VAR-it u anulua për pozitë jashtë loje.

Më në fund rezultati u zhbllokua në minutën e 55-të me golin e Fabian Ruiz, i cili u asistua nga Hugo Ekitike.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Golin e sigurisë e realizoi Lionel Messi (72’) që doli i vetëm para portierit falë asistimit nga Ruiz dhe u tregua i saktë.

Një gol për vendasit e realizoi Arnaud Nordin (89’) në fund të ndeshjes falë asistimit nga Stephy Mavididi, mirëpo Warren Zaire-Emery reagoi për ta shënuar edhe golin e tertë të parisienëve (90’+3).

Pas këtij triumfi, Paris Saint-Germaini ka krijuar diferencë prej pesë pikësh nga përcjellësi i parë që tash është Marseille. 

Related Articles