Ka disa javë që prindërit janë duke u shqetësuar shumë për një dukuri që disa nxënës e ka bërë nëpër shkolla, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sfida nga Tik-Tok që po i praktojnë të rinjtë pos prindërve kanë shqetësuar edhe drejtuesit e shkollave dhe mbarë shoqërinë në vend dhe më gjerë.
Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se aktualisht në vend janë raportuar 20 raste ku janë vetëdëtuar nxënësit për realizimin e kësaj sfide të Tik-Tok.
“Në rajonin e Prishtinës, raportohet se ka gjithsej 20 nxënës të përfshirë në incidentet për të cilat keni kërkuar të dhëna, ( 2 në zonën e St.Lipjan dhe 18 në zonën e St.Fushë Kosovë)”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.
Në lidhje me këtë dukuri Gazeta “Enigma” ka realizur një intervistë me psikologun Rron Kastrati i cili ka dhënë detaje se pse fëmijët dhe adoleshentët bien pre e këtyre sfidave.
Gazeta “Enigma”: Sa janë problematike sfidat e Tik-Tok që kanë kryer së fundmi disa nxënës në vendin tonë?
Rron Kastrati: Duke je referuar tematikës suaj mbi përdorimin e Tik-Tok-ut nga nxënësit dhe gërvishjet nëpër trup për videot e realizuara, prerjet, pamjet e tmerrshme, rrënqethëse dhe mjaft tronditëse që ngre një alarm mjaft shqetësues në mbar vendin, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë.
Gazeta “Enigma”: Cili është shkaku ose arsyeja sipas jush që fëmijët dhe adoleshentët bien pre e këtyre videove që kanë ndikuar në vetëdëmtimin e tyre?
Rron Kastrati: Kjo vie si rrjedhoj e mungesës së monitorimit prindëror, ku njëkohsisht nxënësit përmes mbi përdorimit kanë krijuar dukshëm një varësi, varësi kjo e cila po i shpjer ata në ndërtimin e një imazhi të shtrembëruar të vetes, duke deformuar sjelljet e tyre, duke devijuar sjelljet, raportet sociale, duke krijuar një klimë të pa përshtatshme familjare dhe njëkohsisht qrregullimet më të pëhapura janë ato të natyrës emocionale.
Duke iu referuar këtyre fakteve në vitin 2022 nga shqyrtimet e ndryshme të hulumtimeve shkencore është realizuar një studim ku thekson se 67 për qind e adoleshentëve të moshës 13 deri në 17 vjeç e përdorin aplikacionin, e shkarkojnë dhe zakonisht pytja më e shpesht e prindërve është se a është Tik – Tok-u i sigurt për fëmijë.
Në fakt Tik – Tok-u disponon politikat e privatësisë, e them nga pikëpamja teknologjike, kur hapet një Tik-Tok qoftë me një user të panjohur qoftë me një user personal ose një profil fake.
Gazeta “Enigma”: Sa dhe si ndikon qasja e fëmijë në aplikacionin Tik-Tok?
Rron Kastrati: Ky aplikacion në fillimet e para në vitin 2014 ishte si një faqe e gjithpërfshirshme për të gjitha sferat preferenciale të jetës. Ne e shohim hapur që tik tok në fillim njerëzit e kanë praktikuar dhe i kanë ndjekur për argëtim, por me kalimin e kohës versioni ka ndryshuar dhe fëmijët kanë pasur qasje edhe në tematikat tjera në tik tok.
Kur them tematika tjera e kam fjalën për pamjet e dhunshme violente që kam parë në shumë video të trasmetuara, pamje të ngacmimeve seksuale, pamje të vrasjeve, pamje të montimeve të ndryshme që janë bërë të frikshme, pamje tronditëse, luftrat, pastaj politika, ndërkohë edhe reper, muziakntë të ndryshëm që flasin në gjuhë vulgare, gjuhë të denigrueshme.
Gazet “Enigma”: Pamjet dhe videot që shfaqen vazhdimisht në Tik-Tok sa ndikojnë në zhvillim e personalitit tek fëmijët?
Rron Kastrati: Të gjitha këto kanë ndikuar në zhvillimin e personalitet tek fëmijët, që të vijm në thelb të kuptojmë se pse fëmijët bëjnë gërvishje në trup apo resalizojnë pamje të tilla tregojnë qartë se fëmijët tashmë janë të rrezikuar dhe të cënuar që të vetëdëmtohen fizishtë, dhe kjo vie si pasoj keqenaxhimit të këtij aplikacioni.
Ashtu si me çdo aplikacion të mediave sociale ose platformës në internet ka shqetsime dhe rreziqe të munshme, veçanërishtë për fëmijët.
Gazeta “Enigma”: Politika e mediave sociale sa ndikon në mardhëniet e fëmijëve me prindërit e tyre dhe anasjelltas?
Rron Kastrati: Shfaqja e këtyre pamjeve nëpër rrjete sociale është një problem i vazhdueshëm ku krijon tensione dhe konflikte në mes të prindërve dhe fëmijëve, pra Tik-Tok i lejon përdoruesit të kontaktojnë këdo dhe kudo në botë gjë që jemi në një mori reziqesh dhe ky kontaktim me këdo në botë pa i pasur follow ose pa i ndjekur ose pa i pasur friens që dallon nga rrjetet tjera sociale si facebook apo Instagrami dhe rrjetet tjera sociale.
Për adoleshtët ky lloj aksesi apo këto veçori tregon një rrezikshmëri shumë të lartë dhe ne i inkurajojmë mediat, institucionet përkatëse të marrin masa për reduktimin e disa hapsirave ku fëmijët nën moshën e rritur të kenë akses në këto pamje vrastare.
Theksi negati në shëndetin mendor
Gazeta “Enigma”: Si ndikojnë sfidat e Tik-Tok-ut, vetëdëmtimet, në shëndetin mendor tek adoleshentët?
Rron Kastrati: Po ashtu ne tik tok shkaktimin e gërvishjeve në trup apo vetëlëndimin e fëmijëve dhe të pamjeve të vështira dhe mjaft të pa pranueshme, kjo dukuri shqetësuese tregon qartë se në fakyt përmbajtjet e pa përshtatshe i bën fëmijët të jenë jashtë realitetit, të thellon botën e dhunshme ku nëse disa rsste tik tok e shfaq pa ndales.
Tik-Tok në secilin burim shfaq përmbajtje që është edhe personale dhe e ndjeshme. janë totalisht shqetësuese për shikuaesin që i shohin atje madje kalimthi, por reagimet kundër këtyre postimeve gjithashtu janë ndikim negativ, reagimet emocionale.
Gazeta “Enigma”: Çka i shtyn fëmijët të i kryerjnë këto gërvishje dhe prerje në trupin e tyre?
Rron Kastrati: Pse ndodh kjo? Pse një fëmijë gërvish trupin e tij apo realizon një video keqdashëse ose të dhunshm është për fatin se në tik tok fëmijët në mënyr indirekte pranojnë se kalojnë në një fazë depresive dhe përballen me reagime shpërfillse dhe sakastike madje.
Madje madje kemi parë video që fëmijët tentojnë edhe të bëjnë vetëvrasje.
Ka raste kur fëmia shpreh një prirje artistike, ivonative në tik tok dhe ajo mund të keqpëdoret dhe mund të shkaktoj ankth, mund të zhytet në presionin. këto raste zakonisht ndodhiun kur fëmia nuk gjenë mbështetje në shkollë, në mjedise ku jeton, qoftë në familje nuk kanë komunikim empatik me prindërit, atëhere e gjejnë veten të varur në tik tok duke krijuar video dhe pëmbajtje në në përpjekje e sipër.
Gazeta “Enigma”: Si ndikon tek fëmijët varësia ndaj Tik-Tok-ut?
Rron Kastrati: Ka stdime që e faktojnë se varësia ndaj tik tok është e lidhur me kujtesën, me performancën e dobët në punë, tek adoleshentët në veqatitë cilët marin hapin e parë të cilët interesohen për vende pune dhe kjo pasivizon aktivitetin energjetik të këtyre fëmijëve, dhe e gjithë kjo ndodh nga varësia e ndaj tik tok.
Gjithashtu në shumë studime shkencore theksohet se qrregullimet profesionale të lëvizjes që shfaqen me tika janë në rritje fal mediave sociale, kryesosht në tik tok .
Gazeta “Enigma”: Cilat janë hapat që duhet t’i ndjekin fëmijët e moshave 13 deri në 15 vjeç dhe të moshave 16 dhe 17 vjeç, dhe sa duhet të kenë qasje ata në këto aplikacione?
Rron Kastrati: Duhet të ndalohet organizimi live i hedhjes së videove apo vetes së tyre në tik tok. Ndëkohë llogaritë private duhet të jenë parazgjedhje për adoleshentët dhe fëmijët, transanksionet financiare duhet të ndalohen për fëmijë mos të jenë aktive sepse fëmijët në këtë rast janë akoma të paditur për mënyrën se si funksionojnë këto metoda trasferimi, pastaj qasja e mesazhit të drejtpërdrejt ku duhet të ketë një kufi në mes të moshës 13 dhe 15 vjeç.
Gjithashtu duhet të ndërpriten posrtimet e hedhura për fëmijët dhe mos të kenë akses pas orës 21:00 ose 22:00 veqanërishte për adoleshentët 16 dhe 17 vjeç dhe kjo si prioritet duhet të jetë i vazhdueshëm, prindi duhet të ketë qasje monitoruese dhe të menaxhojë cilësinë e aplikacionit të tik tok te fëmijët dhe sigurohen që llogaria e fëmijëve të jetë e konfiguruar për moshën e duhur dhe të flasin herë pas here për sigurinë e internetit në Tik-Tok, ta kuptojnë vetë tik tok dhe rreziqet e saja dhe të gjitha kë parandalojnë, minimizojnë shpërhapjen e pasojave psikologjike sfidat apo gervishjet në trup të nxësve në shkolla të cilët tani më e kanë të lejuar përdorimin e telefonit dhe njëkohësisht nuk kanë një monitorim të nevojshëm nga prindërit dhe si kundër prodhohen këto dukuri të gërvishjeve prerjeve dhe vetëlëndimeve.
Këto janë të gjithë faktorët dhe shkaktarë që shpiejnë fëmijët që në shkolla të jenë të ekspozuar ndaj tik tok apo ta krijoj një model të tillë agresiv kundrejtë vetes por edhe ndaj njerëzve të tjerë. /Gazeta Enigma/