Publicisti shqiptaro-amerikan: Në dialogun Kosovë-Serbi, Kurti e vendosi qerren para kalit

Publicisti shqiptaro-amerikan: Në dialogun Kosovë-Serbi, Kurti e vendosi qerren para kalit

Publicisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi e ka komentuar takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksanad Vuçiq.

Ai ka thënë se Kurti në dialogun Kosovë-Serbi e vendosur qerren para kalit, shkruan Reporteri.net.

Lushi ka komentuar katër kërkesat e kryeministrit Kurti.

“Veprimet e Serbisë në takim s’ja vlen as të komentohen sepse me Serbinë duhet ulur seriozisht kur ajo pranon të flitet për njohjen e Kosovës anëtare e OKB-së, pranon të vlerësohen e paguhen nga Serbia dëmet për vrasjet e civilëve, dhunimin e grave dhe dëmet materiale dhe poashtu tregon se ku gjenden eshtrat e të zhdukurve të luftës. Por propozimet e KM tonë Kurti nuk arrita ta kuptoj pse janë bërë publike dhe si do të ndihmojnë atë apo Kosovën në dialog”, ka shkruar ai.

Related Articles