Tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat”, ditën e hënë kishin ‘pushtuar’ stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mijëra tifozë “kuqebardhë” udhëtuan drejt kryeqytetit për ta përkrahur skuadrën e zemrës në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Më shumë se 2500 tifozë gjilanas ishin vendosur në tribunën veriore të stadiumit, kurse numër i madh i gjilanasve kanë qenë edhe në perendim e lindje.
Faqja zyrtare e tifozëve tashmë ka publikuar fotografi të mrekullueshme nga kjo paraqitje e cila do të mbahen mend shumë gjatë.
Kujtojmë që Prishtina e ka mposhtur Gjilanin në këtë finale me rezultatin 0-2. /Gazeta Enigma/