Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin

Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin

Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë në platformën sociale TikTok. 

Në këto materiale shihen persona tek plotësojnë fletëvotimin, të cilin më pas edhe e fusin në zarf. 
E në video po ashtu duket edhe dëftesa dhe numri i regjistrimit, dokumente këto që u janë dërguar qytetarëve që kanë aplikuar për votim me postë nga diaspora.

Figuron edhe adresa nga e cila po dërgohet vota. 

Prokuroria tha se po merret me rastin.

“Prokuroria po merret me rastin dhe informatat shtesë do t’i ndajmë ditëve në vijim”, tha Prokuroria për Kohën.

Votimi nëpërmjet postës për shtetasit e Kosovës të regjistruar jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka nisur më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt.

Të drejtën e votës në këtë mënyrë e kanë afro 85 mijë qytetarë.

Related Articles