Publikohen fotografi interesante nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

Publikohen fotografi interesante nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

Fotografi interesante janë ndarë për ndjekësit në kanalin zyrtarë në “X”, të Shtabit të Përhershëm të Përbashkët të Mretërisë së Bashkuar.

Këto fotografi tregojnë lëvizjet që Forca Rezervë Britanike po i bën nëpër Kosovë.

“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, shkruhet në kanalin Defence Operations në X.

Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë nga Britania e Madhe në kuadër të KFOR-it. /Gazeta Enigma

Related Articles