Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga një aksident mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi që ka ndodhur sot rreth orës 04:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Mediat lokale kanë publikuar fotografi nga vendi i aksidentit, ku shihet vetura e shtypur në pjesën e përparme.