Njësia rajonale e Prishtinës pas një hetimi ka realizuar një operacion policor lidhur me veprat penale për “Blerje, Posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe “Mbajtje nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve”, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.
Është bërë kontrollimi i 4 lokacioneve (banesave)të personave të dyshuar të cilat i kanë përdorur për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.
“Te i dyshuari E A. (1992) në momentin e ndalimit janë gjetur një (1) Revole e kalibrit 7.62 mm me dy karikator me gjithsej 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin 570 Euro para të gatshme si dhe një çelës i derës.
Gjatë realizimit të kontrollit në këto lokacione përveç të cekurave më lartë janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjërat si në vijim: 11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram, 1 (një) paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram, 3 (tre) paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram, 1 peshore digjitale ,,SCALE’, 1 Veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar, 1 veturë e tipit Alfa Romeo.
Një pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës. Revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm, Peshore Digjitale CEG Model: Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U . Dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit, 6 (gjashtë fishek) të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve, 9 (nëntë) copë çelsa të dyerve të ndryshëm. Pasaportë e shpuar e lëshuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Patentë shofer i lëshuar nga Republika e Kosovës, tre çelësa , dy të dyerve dhe një elektronikë , një fishek i kalibrit 9×19 mm, Pajisje për gjetjen e përgjuesve, një (1) ,,Skalperë’’“, njofton policia.
Personi i dyshuar E. A. është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një femër e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar. Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente.